Moti i keq pezullon aktivitetin e flotës së peshkimit në Durrës për 48 orë

Date:

Share post:

Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit ka detyruar autoritetet e peshkimit të marrin masa për sigurinë në det. Burime nga dispeçeria e peshkimit bënë me dije se është urdhëruar pezullimin e aktivitetit të flotës së peshkimit për një periudhë prej 48 orësh. Sot dhe nesër do të ndalohet dalja e anijeve të peshkimit në det, ndërsa anijet që janë aktualisht në det janë udhëzuar të ankorohen pranë portit të peshkimit për të shmangur rreziqet e mundshme.

Ndërkohë, pavarësisht motit të keq, linjat e trageteve mes Durrësit dhe porteve italiane do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht. Po ashtu, anijet e tonazhit të mesëm dhe të lartë nuk do të preken nga ky vendim dhe do të vijojnë aktivitetin e tyre pa ndërprerje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të...

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...