Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor hap dyert në Durrës

Date:

Share post:

Vali Qyrfyçi 

Mbrëmjen e kaluar, u hap në Durrës Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, një event që bashkon artistë nga vende të ndryshme të botës. Ky edicion i parë sjell së bashku 17 Pavijone Kombëtare dhe përfshin pjesëmarrjen e 40 artistëve nga vende si Shqipëria, SHBA, Kosova, Italia, Finlanda, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Bregu i Fildishtë, Kina, Argjentina, Turqia, Suedia, Zvicra, Peruja, Rumania, Republika Domenikane dhe Tajvani.

Ekspozitat janë shpërndarë në disa prej institucioneve dhe hapësirave publike të Durrësit, duke përfshirë Bashkinë, Prefekturën, Teatrin “Aleksandër Moisiu”, Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Bibliotekën Publike, Mauzoleun e Dëshmorëve, Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” dhe disa prej monumenteve të trashëgimisë kulturore si Amfiteatri Romak, Kulla Veneciane, Forumi Bizantin dhe Hamami Mesjetar. Përmes këtyre hapësirave, qyteti jo vetëm që shërben si një platformë për artin bashkëkohor, por edhe si një destinacion turistik për të gjithë vizitorët që eksplorojnë Durrësin gjatë kohëzgjatjes së Bienales.

Artistët pjesëmarrës kanë interpretuar temën qendrore të këtij edicioni të parë: “Inteligjenca artificiale: e ardhmja hibride”, një qasje që jo vetëm frymëzon imagjinatën e artistëve bashkëkohorë, por thekson edhe kompleksitetin e ekzistencës njerëzore, në një kufi mes racionales dhe irracionales, reales dhe surreales.

Në çeljen e Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Durrës, vëmendje tërhoqi dhe mungesa e disa prej titullarëve të programuar për të folur gjatë ceremonisë së hapjes. Kjo mungesë, e papritur në këtë event, krijoi vonesa të panevojshme dhe  boshllëqe në prezantimet e planifikuara, duke zhgënjyer disi audiencën dhe të ftuarit. Ndërkohë, organizatorët arritën të mbajnë ritmin e ceremonisë, duke theksuar rëndësinë e artit dhe të tematikës së këtij edicioni.

Gjatë ceremonisë së hapjes,  u shpallën dhe çmimet kryesore të Bienales. Pavioni më i mirë u vlerësua ai i SHBA-së, me artistët Gregory de la Haba dhe [dNASAb], ndërsa Çmimi Special për Artistin e Ri më të Mirë shkoi për Lai Junjie nga Kina. Çmimi i Karrierës në Skulpturë u nda mes skulptorit Sadik Spahija nga Shqipëria dhe Oliviero Rainaldi nga Italia. Në fushën e fotografisë, u nderua Zeng Yi nga Kina, i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoni, ndërsa për pikturë, çmimin e mori piktori Bujar Luca nga Shqipëria.

Bienalja, e ideuar dhe kuruar nga Oltsen Gripshi, do të vazhdojë deri më 24 nëntor 2024, duke i dhënë mundësinë publikut të shijojë krijimet e artistëve nga e gjithë bota në një nga qytetet më të vjetra e më të pasura me histori të Shqipërisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...