“Nuk doja, por …”, Gjykata lë në burg 45-vjeçarin që dogji ish-bashkëshorten

Date:

Share post:

Gjykata e Korçës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Bledar Trëndafilin, 45 vjeçarin që një muaj më parë dogji me benzinë nënën e dy fëmijëve të vet, ish-bashkëshorten Melisa Trëndafili. Masa ishte caktuar në mungesë pas ngjarjes tronditëse, ndërsa sot ai u njoh me vendimin.

Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari të mbahet në burg deri në përfundimin e hetimeve, kërkesë që u pranua nga gjykata. Gjatë seancës, Trëndafili pranoi veprimin e tij, duke thënë:

“Nuk doja ta bëja, por arrita ta bëja. Jam penduar.”

Ai u përpoq ta justifikojë aktin e rëndë me probleme në familje, duke thënë se ish-bashkëshortja nuk e lejonte të takonte fëmijët dhe e kishte tradhtuar.

Në gjykatë, ai u paraqit i rënduar psikologjikisht, duke lotuar në sallën e gjyqit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug

Dy zjarre përfshinë gjatë natës jugun e vendit. Pas tetë orësh u shuan flakët mes fshatrave Asim Zeneli...

Infantino dorëzohet përballë revoltës, FIFA anulon planin për “shitjen” e Kupës së Botës

FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, kanë hequr dorë nga plani për shitjen e një pjese të...

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një person në Vlorë

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri...

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...