Një 48-vjeçar është plagosur aksidentalisht në vendin e punës në portin e Durrësit. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt 2025, kur shtetasi A. G., punonjës i një kompanie që operon në port, BanaKing, është dëmtuar në sy gjatë kryerjes së detyrës. Çështja nuk u raportua atë ditë, por vetëm pasi u bë publike në rrjetet sociale.
Pas incidentit, në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili nisi veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa mëngjesin e së njëjtës dite shpalli në kërkim administratorin e kompanisë, shtetasin Trifon Murataj, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.
©️zërionline


