Tragjedia në vilën e Palermos , Vdekja misterioze e volejbollistes 20-vjeçare, hetimet hedhin dritë mbi ngjarjen

Date:

Share post:

Një festë e zakonshme verore në një vilë me pishinë në Palermo u kthye në një tragjedi të paimagjinueshme, duke marrë jetën e volejbollistes 20-vjeçare Simona Cinà dhe duke lënë pas shumë pikëpyetje që ende presin përgjigje.

Autopsia mbi trupin e Simona Cinà, 20-vjeçares që u gjet pa jetë gjatë një feste në një vilë me pishinë në Palermo, është shtyrë për të enjten. Ndërkohë, Prokuroria e Termini Imerese ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia ndaj personave të paidentifikuar, duke hedhur poshtë disa nga deklaratat e bëra publikisht nga familja e të resë.

Dyshimet e familjes Cinà

Familjarët e Simonës kanë ngritur akuza të forta pas ngjarjes tragjike. Babai i saj deklaroi se, në momentin që familja mbërriti në vilën në Bagheria ku mbahej festa, nuk panë asnjë të pranishëm, përveç disa shisheve uji; pishina ishte pastruar dhe askush nuk i kishte njoftuar prindërit për incidentin. Motra binjake, Roberta, denoncoi zhdukjen e rrobave të Simona-s, ndërsa familja pohoi se të rinjtë që ndodheshin në festë u kishin thënë se “e kishin humbur nga sytë” dhe se trupi i saj ishte gjetur vetëm gjatë pastrimit të pishinës në fund të festës. Por kur familjarët mbërritën në vendngjarje, muzika vijonte me volum të lartë dhe të gjithë heshtnin.

Reagimi i Prokurorisë dhe të dhënat e para hetimore

Këto pohime, sipas Corriere della Sera, janë përgënjeshtruar pjesërisht nga organet hetimore, të cilat sqarojnë se mungesa e rrobave të vajzës ka ardhur për shkak të sekuestrimit të tyre si prova materiale, ndërsa pranë banakut të pijeve janë gjetur edhe substanca alkoolike, të cilat po ashtu janë sekuestruar për ekzaminim.

Në një deklaratë për shtyp, Prokuroria sqaroi se: “Të gjithë personat që janë marrë në pyetje kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar”. Gjithashtu janë zbuluar detaje të reja për atë që ndodhi gjatë natës fatale. Trupi pa jetë i vajzës u vu re rreth orës 4 të mëngjesit nga disa prej pjesëmarrësve të fundit të festës. Dy prej tyre u hodhën menjëherë në pishinë dhe e nxorën trupin e saj, duke tentuar ta reanimojnë me manovra të shpëtimit deri në mbërritjen e ndihmës së shpejtë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, vdekja e saj u konstatua zyrtarisht në orën 5 të mëngjesit.

Hetuesit theksojnë se “nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se zona e ngjarjes është manipuluar apo ndryshuar në mënyrë që të fshihet e vërteta”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vdekjeje misterioze që ka tronditur opinionin publik italian.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...