Nga Durrësi në Romë/ Historia e Erdës, studentes së UAMD-së drejt diplomës europiane

Date:

Share post:

Vali Qyrfyçi 

Në një kohë kur shumë të rinj shqiptarë zgjedhin të largohen nga vendi për të ndjekur studime cilësore në universitetet e vendeve europiane apo në Shtetet e Bashkuara, historia e një studenteje nga Durrësi tregon se arritjet ndërkombëtare mund të nisin edhe nga auditorët shqiptarë.

Në një vend ku sfidat në arsim janë të shumta, historia e një të reje nga Durrësi dëshmon se përkushtimi dhe cilësia mund të çojnë larg. Erda Dervishi, një studente e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka përfunduar me rezultate maksimale një nga programet e studimeve në fushën juridike, një master të përbashkët me Universitetin “La Sapienza” në Romë.

Rrugëtimi i saj nisi në auditorët e qytetit bregdetar, por përfundoi në një nga sallat më të njohura akademike të Europës. Masteri në “E drejtë europiane e krahasuar” ishte përzgjedhja e saj në këtë program të dyfishtë diplomimi, ku u diplomua me notën maksimale. 

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i ngarkuar, por i mbushur me mundësi që nuk i kisha imagjinuar. Për mua, kjo diplomë përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por edhe një hap drejt një të ardhmeje europiane. Gjatë të gjithë programit master vetëm 3 muaj qëndrova në La Sapienza, po mjaftuan për të kurorëzuar studimet e mia dhe ndërkohë pjesën tjetër isha pranë familjes”, thotë Erda, e cila tashmë synon të bëhet pjesë e trupës akademike.

Për pedagogët dhe drejtuesit e fakultetit, suksesi i Erdas është fryt i një pune të qëndrueshme dhe pasioni për dijen. 

Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, Prof. Dr. Linert Lirëza, e vlerëson lart suksesin e Erda Dervishit, duke e cilësuar atë si një shembull të shkëlqyer të potencialit që kanë studentët shqiptarë kur u ofrohen mundësitë e duhura. 

“Erda është një model i përkushtimit dhe ekselencës. Ajo tregoi se si puna e palodhur, në një ambient që nxit rritjen profesionale dhe akademike, sjell rezultate të kërkuara. Fakulteti ynë, në bashkëpunim me universitetet partnere, është i angazhuar t’u ofrojë studentëve më të mirë mundësi reale për zhvillim ndërkombëtar, përmes diplomave të dyfishta dhe programeve që përputhen me standardet europiane”, u shpreh ai.

Në auditorët ku nisi gjithçka, Erda ka lënë pas jo vetëm kujtime, por edhe një standard të ri për të tjerët. Të marrësh më të mirën është e mundur edhe në Shqipëri. Historia e saj është dëshmi se një diplomë vendase, që kur shoqërohet me bashkëpunime akademike nga ana e universitetit dhe me  përkushtim dhe vizion nga studentët mund të çelë dyer të rëndësishme ndërkombëtare.

“Kur punon me pasion, dyert hapen”, thotë ajo me bindje, duke shpresuar të jetë një frymëzim për të rinjtë që kanë ende dyshime nëse përpjekjet ia vlejnë. Sipas saj, ia vlejnë gjithmonë.

Nga Durrësi në Romë, historia e Erda Dervishit është një shembull i qartë se ëndrrat europiane nuk janë larg, mjafton të nisin aty ku mbillet dija, bëhen përpjekje për t’u rritur dhe ushqehet shpresa.

Diplomat e dyfishta

Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit po kthehet gjithnjë e më shumë në një hapësirë mundësish për studentët ambiciozë që synojnë të ndërtojnë karriera me standarde ndërkombëtare. Përmes programeve të diplomave të dyfishta, në dy ciklet e studimit, që ofrohen në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike dhe në Fakultetin e Biznesit, studentëve u jepet mundësia të ndjekin një pjesë të studimeve në partneritet me universitete të njohura europiane dhe të diplomohen me dy diploma të njësuara, duke i bërë më konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës. Këto programe janë një urë konkrete që lidh auditorët e Shqipërisë me hapësirën akademike europiane.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...

Përfundimisht 30 vite burg shqiptares që masakroi çiftin Tasho në Itali

41-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Dënimi i...