15 mijë euro garanci/ Dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiq 17-vjeçari, Gjykata nxjerr nga qelia pedagogun italian

Date:

Share post:

Pas një periudhe të gjatë paraburgimi në Shqipëri, D’Angelo më në fund arriti të kthehej në Itali, si një njeri i lirë, pas lirimit të tij me kusht. 44-vjeçari i cili prej 75 ditësh ishte burgosur në vendin tonë, pasditen e djeshme së bashku me partneren e tij Vanessa Castelli, ka zbarkuar në aeroportin e Fiumicinos në Romë dhe më pas ka shkuar në L’Aquila, në qytezën e tij ku dhe prej vitesh jep mësime në Universitet.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 22 tetor ka marrë vendimin për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj Michele D’Angelo, nga “Arrest në burg” në masat e kombinuara të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Garanci pasurore”.

Garancia pasurore është përcaktuar në shumën prej 15,000 Euro ose 1,500,000 lekë dhe duhet të depozitohet brenda pesë ditëve nga dita e shpalljes së vendimit, në një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë.

Asnjë masë kufizuese nuk e pret në atdheun e tij, ku ai mund të vazhdojë jetën pa asnjë pengesë të menjëhershme. Pavarësisht se është liruar nga paraburgimi, ai duhet të presë raportet e ekspertëve, të cilët mund të parandalojnë një gjyq të mundshëm, që mund të ndodhë në të ardhmen.

Michele D’Angelo, pedagog universiteti nga L’Aquila doli nga paraburgimi pas një aksidenti rrugor që akuzohet se shkaktoi më 8 gusht në aksin Levan-Fier.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...