Gjykata e Vlorës lë në qeli “Visin e garave’

Date:

Share post:

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Elvis Kosovën, i cili u arrestua pasditen e 23 gushtit në një resort luksoz në Palasë.

Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, kërkesë që u pranua nga gjyqtari Nertil Meçaj. Gjatë kontrolleve, policia i gjeti një pistoletë dhe municion luftarak.

Kosova, i njohur edhe me nofkën “Visi i Garave”, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë.

Kosova është një emër i njohur për autoritetet, ndërsaka tërhequr vëmendje për pasionin ndaj automjeteve luksoze dhe shpejtësisë. Ai ushtron aktivitet në fushën e shitblerjes së makinave.

Ai ka pasur edhe më herët përballje me drejtësinë. Në gusht të vitit 2024, Kosova u ndalua për një çështje që lidhej me një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro, automjet që ishte sjellë nga Gjermania nga një shtetas turk dhe që, sipas hetimeve të asaj kohe, dyshohej se ishte përvetësuar përmes mashtrimit. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi turk Yucehan Er.

Kosova ka qenë gjithashtu objekt i një sulmi me eksploziv. Një sasi lënde plasëse iu vendos në hyrje të garazhit të tij në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë.

Emri i tij doli në skenë edhe pas atentatit të rëndë në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndodhej me të, mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën.

Pas ngjarjes u raportua se automjeti tip “Mercedes-Benz”, me të cilin udhëtonin Dani dhe Shaljani, lidhej me Kosovën. Ky i fundit reagoi në atë kohë duke mohuar çdo lidhje me atentatin dhe duke sqaruar se makina ishte në pronësi të kompanisë.”As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s’di, s’kam fjalë me këto. Zot na ruaj”, shkruante Kosova në rrjetet sociale.Tashmë, emri i tij rikthehet në vëmendje pas arrestimit në Palasë për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dhunë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...