Plagosja e ‘Guccit’ të TikTok-ut, arrestohet 35-vjeçari në Berat

Date:

Share post:

Një 35-vjeçar në kërkim për vrasje në tentativë është arrestuar në Berat. Bledar Çuni së bashku me dy persona të tjerë plagosën me armë zjarri Fabion Kuçin ndryshe i njohur si ‘Gucci’ në TikTok, teksa ndodhej në një lokal në lagjen nr.9, Durrës.

Ngjarja u regjistrua në 15 dhjetor të vitit të kaluar, ku tre autorët u afruan me me një automjet lokalit ku po qëndronte Kuçi dhe qëlluan drejt tij. Si pasojë 34-vjeçari mbeti i plagosur lehtë.

Ndërkohë në maj të këtij viti, në pranga ra edhe një nga bashkëpunëtorët, 23-vjeçari Florian Brahaj. Edhe ndaj tij rëndon akuza “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Fabion Kuçi nuk është i panjohur për policinë, pasi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale.

Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj para incidentit dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë për shkak të postimeve që publikonte.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, pas administrimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një lokal në qytetin e Beratit dhe kapjen e shtetasit:

B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.

35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftoi sot policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...