63 tablo, një univers artistik/ Gentian Zeka hap ekspozitën personale në Durrës

Date:

Share post:

Durrësi bëhet këtë herë stacioni i radhës i krijimtarisë së piktorit pogradecar Gentian Zeka. Mbrëmjen e së premtes, artisti hapi ekspozitën e tij personale në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia”, duke sjellë para publikut 63 tablo të krijuara në periudha të ndryshme të karrierës së tij.

Nuk bëhet fjalë për një seri të krijuar posaçërisht për këtë ekspozitë. Veprat janë realizuar në kohë të ndryshme dhe një pjesë e tyre janë prezantuar edhe më herët në Pogradec, por të vendosura së bashku në Durrës krijojnë një panoramë të rrugëtimit artistik të Zekës dhe të kërkimit të tij për një gjuhë personale në pikturë.

Në krijimtarinë e artistit ndërthuren piktura, grafika, vizatimi, skulptura, objektet artistike dhe vitrazhi. Veçantia e tij qëndron te eksperimentimi me teknika dhe forma të ndryshme, ndërsa një ndikim i rëndësishëm në universin e tij artistik vjen edhe nga ikonografia dhe motivet e hershme të kulturës shqiptare.

Ky dimension i veprës së Zekës është evidentuar edhe në ciklet e tij të mëparshme. Në ekspozitën “Burime shqiptare, frymë universale”, pjesë e ciklit “Metafora parake”, studiuesi Luan Topçiu e ka përshkruar krijimtarinë e artistit si një përpjekje për të ndërmjetësuar mes realitetit të perceptuar dhe botës së imagjinatës, duke i dhënë veprës një kuptim përtej asaj që shihet në shikimin e parë.

Për mikun dhe kolegun e tij, Neli Naço, Zeka është një mjeshtër i ngjyrës. Eksperimentimi me rryma, teknika dhe mënyra të ndryshme të shprehjes është bërë pjesë e pandarë e rrugëtimit të tij artistik.

I lidhur fort me vendlindjen, Zeka vijon të jetojë dhe të krijojë në Rëmenj, pranë Pogradecit, duke e kthyer natyrën dhe hapësirën e vendlindjes në një burim të vazhdueshëm frymëzimi.

Me dhjetëra ekspozita personale dhe pjesëmarrje në ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit, artisti pogradecar ka ndërtuar ndër vite një profil të dallueshëm në skenën e artit pamor shqiptar.

Këtë shtator, 63 prej veprave të tij janë në Durrës, në një ekspozitë që i jep publikut mundësinë të ndjekë jo vetëm një seri pikturash, por edhe evolucionin e një artisti që prej vitesh kërkon të ndërtojë universin e tij përmes ngjyrës, simbolit dhe metaforës.

Ekspozita e Gentian Zekës në galerinë “Nikolet Vasia” do të qëndrojë e hapur deri më 21 shtator.
V. Q.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...