Policia konfirmon: Zjarri në Fier dogji makinat e dy efektivëve, ishin në terren për evakuimin e banorëve

Date:

Share post:

Policia e Fierit konfirmon djegien e dy automjeteve personale të efektivëve të saj gjatë zjarrit që përfshiu zonën e Vadhizës, ndërsa punonjësit ndodheshin në terren për të përballuar situatën dhe për të evakuuar banorët e rrezikuar.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ngjarja ndodhi më 4 shtator, në një moment kur zjarri po përhapej me shpejtësi dhe kishte krijuar një situatë emergjente. Për shkak të nevojës për ndërhyrje të menjëhershme, disa efektivë të DVP Fier dhe Komisariatit të Fierit u nisën drejt zonës së rrezikut edhe me automjetet e tyre private.

Mes dëmeve të shkaktuara nga flakët janë edhe dy automjete të punonjësve të Komisariatit të Fierit.

Njëri prej automjeteve ishte në pronësi të nënkomisarit A.V., i cili ndodhej në terren për veprimet hetimore, ndërsa automjeti tjetër i përkiste inspektorit A.R., i angazhuar në evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara.

Të dy automjetet janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht.

Policia sqaron se efektivët kishin shkuar në zonën e rrezikut për të kryer detyrat e tyre, ndërsa përhapja e shpejtë e zjarrit dhe përmasat e territorit të përfshirë e bënë situatën veçanërisht të vështirë.

Konfirmimi zyrtar i Policisë vjen pas raportimeve për dëmet e shkaktuara nga zjarri, duke dokumentuar edhe humbjen e dy automjeteve personale të efektivëve që ndodheshin në terren në përpjekje për të mbrojtur banorët nga flakët.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...

Aksidenti te Ura e Dajlanit rëndon trafikun në mbikalim

Qarkullimi i automjeteve në hyrje të Durrësit është vështirësuar për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në...