Eksplozivi i lidhur me celular, Policia e Durrësit zbardh ngjarjen dhe prangos dy të dyshuarit

Date:

Share post:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Sinjali”. Përmes këtij operacioni u bë e mundur zbardhja e plotë e autorësisë së vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, një ngjarje që alarmoi qytetin më 28 gusht.

Në kuadër të hetimit intensive, blutë e Durrësit kanë identifikuar dhe vënë në pranga dy të dyshuarit kryesorë:

  • Sherif Çela, 47 vjeç, banues në Durrës.
  • Muharrem Thartori, 46 vjeç, banues në Durrës.

Sipas të dhënave zyrtare, më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, u konstatua lënda plasëse e lidhur me telefonin celular, e gatshme për t’u aktivizuar. Gjatë veprimeve proceduralo-hetimore, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 aparate celulare, të cilët pritet t’u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme teknike e kompjuterike për të zbërthyer kontaktet dhe komunikimet e autorëve.

Pavarësisht arrestimit, dy të prangosurit kanë zgjedhur të heshtin përpara hetuesve. Ata nuk kanë dhënë asnjë shpjegim mbi motivin e këtij akti. Grupi hetimor dyshon fort se dy të arrestuarit po mbrojnë persona të tjerë të përfshirë, porositësit e kësaj ngjarjeje, ndaj çështja mbetet e hapur dhe hetimet vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të skemës.

Materialet procedurale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...

Aksidenti te Ura e Dajlanit rëndon trafikun në mbikalim

Qarkullimi i automjeteve në hyrje të Durrësit është vështirësuar për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në...