Arrest me burg për Esmerald Ballën dhe Edison Brahën pas vrasjes në Shënavlash

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e arrestit me burg për Esmerald Ballën dhe Edison Brahën, të akuzuar për ngjarjen tragjike të ndodhur më 13 gusht në Shënavlash. Esmerald Balla akuzohet se ka vrarë me armë zjarri babain e tij, Enver Balla, ndërsa Brahaj dyshohet për bashkëpunim në fshehjen e trupit dhe zbulimin e së vërtetës.

Gjatë seancës së masës së sigurisë, Balla nuk pranoi të japë shpjegime para gjyqtarit Rexhep Bekteshi, duke deklaruar vetëm se është i pendur. Ndërkohë avokatja e tij mbrojti argumentin se krimi ishte kryer në kushtet e tronditjes së thellë psikike. Nga ana tjetër, prokurori Pali Deçolli paraqiti provat dhe dëshmitë e mbledhura. Brahaj deklaroi se konflikti mes at e bir nisi që në furgonin e fermës kur të tre po shkonin në stan.

Sipas hetimeve, një debat për paratë e munguara shkaktoi përleshjen mes Esmerald Ballës dhe babait të tij. Konflikti fizik u përshkallëzua kur Balla qëlloi babain e tij me pistoletë. Pas rrëzimit të tij e qëlloi për herë të dytë. Trupi i Enver Ballës më pas u fsheh në një kanal mbuluar nga ferrat aty pranë dhe autori e bashkëpunëtori i tij shkuan në Durrës për të shitur qumështin. Një ditë më pas, trupin e hodhën në pusin rreth një kilometër larg stanit të tyre. Në sallën e gjyqit, Brahaj pohoi se u pagua 20 mijë lekë për këtë.

Prokurori deklaroi se ngjarja është dokumentuar në detaje dhe se ka prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat ndaj të dyshuarve. Megjithatë, avokatët e Edison Brahës argumentuan se klienti i tij ishte detyruar me dhunë nga policia të pranonte bashkëpunimin në krim, edhe pse deklaratat e tij kanë qenë kontradiktore lidhur me këtë çështje. Pretendime për dhunë pati dhe nga avokatja e Ballës e cila tha se ka kërkuar akt ekspertimi. Pretendimet e mbrojtjes u kundërshtuan nga prokurori Deçolli që vlerësoi profesionalizmin e policisë në zbardhjen e vrasjes.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata vendosi që të dy të akuzuarit të mbahen në burg, deri në përfundimin e hetimeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...