Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Date:

Share post:

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë, ku humbën jetën të paktën 69 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Vendimin e tij Puente e bëri publik në Kongresin e Deputetëve, ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime mbi rrethanat e aksidentit të së mërkurës së kaluar, pranë qytetit Urda, në jug të Madridit.

“Një ministër Transporti në një vend si Spanja nuk mund të qëndrojë në detyrë pas dy aksidenteve të kësaj rëndësie brenda më pak se një viti”, deklaroi Puente, duke iu referuar edhe aksidentit fatal të janarit në rajonin e Andaluzisë.

Aksidenti hekurudhor ndodhi më 28 tetor 2026, pranë qytetit Urda, në provincën e Toledos, në jug të Madridit.

 Dy trena të shpejtësisë së lartë, një i kompanisë Iryo dhe një i kompanisë shtetërore Renfe, u përplasën pasi njëri prej tyre ishte ndalur në shina. Përplasja shkaktoi 69 viktima dhe mbi 100 të plagosur.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...