Diferencat gjinore në statusin beqar, Trendet demografike në vend

Date:

Share post:

Në Shqipëri, sipas Censit të vitit 2023, numri i individëve në moshën produktive 25-59 vjeç me status beqar është në rritje, veçanërisht mes meshkujve. Në këtë grupmoshë, në të gjithë vendin numërohen mbi 213 mijë meshkuj beqarë, që përbëjnë 40% të popullsisë mashkullore. Ndërkohë, numri i femrave beqare është më i ulët, rreth 129 mijë, duke përfaqësuar 23% të popullsisë femërore në të njëjtën grupmoshë.

Grupmosha me numrin më të madh të meshkujve beqarë është ajo 25-29 vjeç, me rreth 67 mijë individë, që përbëjnë 31% të totalit të meshkujve beqarë. Ndërsa në grupmoshën 30-34 vjeç janë mbi 59 mijë meshkuj, që përbëjnë 27% të totalit. Numri i meshkujve beqarë fillon të bjerë në moshat më të mëdha, ku në grupmoshën 35-39 vjeç numërohen 41 mijë dhe në grupmoshën 40-44 vjeç 22.6 mijë. Për meshkujt 50-54 vjeç, numri i beqarëve është mbi 6,800.

Nga ana tjetër, numri më i madh i femrave beqare gjendet në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 59 mijë. Në grupmoshën 30-34 vjeç janë 26,6 mijë femra beqare dhe rreth 26 mijë në grupmoshën 35-39 vjeç. Për grupmoshën 50-54 vjeç, numri i femrave beqare bie në vetëm 1,166.

Diferencat mes numrit të meshkujve dhe femrave në statusin beqar janë të dukshme në grupmosha të ndryshme. Për shembull, në grupmoshën 30-34 vjeç ka 45% më shumë meshkuj beqarë se femra, ndërsa në grupmoshën 35-39 vjeç diferenca arrin në 62%. Në grupmoshën 40-44 vjeç, meshkujt beqarë janë 61% më shumë se femrat.

Ky fenomen është ndikuar nga tranzicioni demografik pas vitit 1990, ku emigracioni dhe rënia e lindjeve kanë sjellë ndryshime në strukturën sociale dhe ekonomike. Gjithnjë e më shumë meshkujt i drejtohen emigracionit ose nuk zgjedhin rrugën e arsimit dhe zanateve, ndërsa femrat preferojnë të investojnë në arsim dhe karrierë. Kjo rritje e disbalancave arsimore ka krijuar vështirësi për meshkujt në gjetjen e partnereve dhe ka shtyrë shumë femra të përqendrohen në karrierën e tyre, duke mos e vënë në plan të parë krijimin e familjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të...

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...