Plagosi rëndë biznesmenin Çipa, lirohet autori i dyshuar

Date:

Share post:

Gjykata ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për 37-vjeçarin Diomet Musa, autorin e dyshuar të plagosjes së biznesmenit Arben Cipa, Kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë. Musa, i cili ka precedentë penalë të mëparshëm, u lirua nga qelia në më pak se 48 orë pas arrestimit.

Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 16:10, kur biznesmeni 52-vjeçar u sulmua fizikisht me sende të forta. Pas sulmit, Musa u fsheh në një banesë në Lukovë, ku u kap nga policia në mbrëmje, ndërsa kushëriri i tij, Markelian Musa, 29 vjeç, është ende në kërkim.

Prokurorja e çështjes B. Sadikaj kërkoi cilësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për Diomet Musën. Nga ana tjetër, gjyqtarja Esmeralda Shehu vendosi miratimin e kësaj mase, duke urdhëruar që i dyshuari të mos largohet nga banesa e tij në lagjen nr. 3 të Sarandës.

Ndërkohë, vetë Arben Cipa ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit, duke denoncuar situatën e rënduar të sigurisë në Sarandë. Sipas tij, qyteti po kontrollohet nga “të paprekshmit” dhe “të fortët”, të cilët janë në qendër të konflikteve të pronësisë dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tronditet sërish Gjilani, vritet me armë zjarri një 29-vjeçar; dyshohet se autor është babai i tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një...

Do të shiste pistoletën, pranga 29-vjeçarit në Kamëz

Një 29-vjeçar, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO, për trafikimin e...

Elita e artit botëror/ Helidon Xhixha zgjidhet Akademik Nderi në Firence

Skulptorit shqiptar Helidon Xhixha i shtohet një tjetër vlerësim në rrugëtimin e tij ndërkombëtar. Artisti nga Durrësi është...

Humb jetën 45-vjeçari Devolli nga shpërthimi i makinës në Gjirokastër, u përdor eksploziv

Ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si Çilo, i cili mbeti...