Gëzuar ditëlindjen kompozitori ynë Zacharian!

Date:

Share post:

Me origjinë nga Armenia, çfarë shpjegon edhe mbiemrin e tij që vazhdon të kuriozojë me veçantinë e vet mjaft artdashës, Haig Zacharian u lind në Durrës më 8 maj 1952.

Në këtë 72-vjetor të lindjes bota artistike durrsake dhe veçanërisht teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit sjell në vëmendje kontributin e një prej artistëve më të njohur në fushën e muzikës që në 46 vite të krijimtarisë së tij artistike krijoi emrin e vet me një peshë të padiskutueshme në artin muzikor dhe kinematografik shqiptar. 

Ai konsiderohet një nga kompozitorët më të veçantë, më të vlerësuar e të shquar në muzikën shqiptare të shtrirë mes dy kohëve, para dhe pas viteve ’90. I nderuar shpesh edhe me çmime te ndryshme për krijimtarinë dhe aktivitetin e tij muzikor, Zacharian ka krijuar vepra në gjini të ndryshme të muzikës, ndërsa repertori i tij përfshin këngë të ndryshme, për fëmijë, korale, muzikë për shumë filma, muzikë dhome, si edhe orkestrime të shumta të muzikës klasike dhe romantike për ansamble të ndryshme. Veprat e kompozitorit Hajg Zaharjan janë ekzekutuar në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë vendit, si në Kosovë, Maqedoni, Itali, Zvicër, Austri, Spanjë, etj. Prej mbi 4 dekadash ai jep kontributin e tij edhe në edukimin profesional të brezave të rinj, fillimisht në shkollën artistike”Jan Kukuzeli” dhe më pas në Akademinë e Arteve. Është bashkëthemelues i “Albania Dance Meeting” që nisi rrugëtimin e vet nga Durrësi nê vitin 2000. Gjatë dekadës së parë të viteve 2000, ai ka punuar edhe në mbrojtje të të drejtave të autorëve shqiptarë dhe ka mbajtur edhe pozicionin e presidentit të Albautor. 

Prej vitesh vijon bashkëpunimin me Teatrin “Aleksandër Moisiu” si kompozitor i pjesëve të ndryshme teatrale.

Në aktivitetin e tij Zacharian ka krijuar vepra të shumta, por muzika e filmave mbizotëron. Shpesh ai ka ngritur zërin edhe për vështirësitë me të cilat përballen krijuesit të cilët duhen mbështetur më shumë dhe nga institucionet muzikore që duhet të hartojnë plane dhe programe vjetore për ta.  


Kolonat zanore të filmave ndër vite: 1976 – Ilegalët, 1978 – Dollia e damës sime, 1978-E fshehta e një nate, 1978- Yjet mbi Drin, 1979-Dorina, 1979-Përtej mureve të gurta, 1980-Një ndodhi në port, 1981-Një natë pa dritë, 1982-Shokët, 1982-Vëllezër dhe shokë, 1982-Njeriu i mirë, 1983-Dora e ngrohtë,  1983-Kohë e largët, 1984-I paharruari , 1984-Taulanti kërkon një motër, 1985-Pranverë e hidhur, 1985-Të mos heshtësh, 1986-Tre ditë nga një jetë, 1987-Familja ime, 1987-Në emër të lirisë, 1987-Vrasje në gjueti, 1989-Djali elastik, 1989- Flutura në kabinën time, 1990-Kronikë e një nate, 1990-Vetmi, 1993-Këtu bën ftohtë, 1996-Nata, 2010-Maja, etj.

Në këtë 72-vjetor, kompozitori i shquar durrsak vlerësohet plot mirënjohje për punën e palodhur dhe kontributin e çmuar në fushën muzikore të vendit dhe qytetarinë e tij. “Zëri Online”, ashtu si artistët dhe qytetarët e shumtë durrsakë që e kanë uruar drejtpërdrejt dhe në rrjetet sociale, i uron kompozitorit jetë të gjatë plot shëndet, krijimtari të bukur në vazhdimësi dhe suksese të mëtejshme, si në veprimtarinë artistike dhe atë të edukimit të brezave të rinj të muzikantëve në Shqipëri. 

Gëzuar mjeshtër!

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...