Nga Kërkimi ndërkombëtar te Prangat: Arrestimi i Ermal Lukut në Durrës

Date:

Share post:

Ermal Luku, 41 vjeç, banues në Manzë të Durrësit, është arrestuar nga autoritetet shqiptare në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 18”. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, si pjesë e operacionit antidrogë “Tornado”, që synonte goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Lukut u realizua falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet inteligjencës policore shqiptare dhe partnerëve italianë.
Gjykata e Brescias në Itali kishte lëshuar më 29 shtator 2024 një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij, duke e akuzuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike në kuadrin e një organizate kriminale.

Aktualisht, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën për të përgatitur procedurat e ekstradimit të tij në Itali, ku do të përballet me akuzat e ngritura nga drejtësia italiane.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...