Inva Mula dhe meloditë e Mesdheut jehojnë në Amfiteatrin Antik të Durrësit 

Date:

Share post:

Nën qiellin e hapur të Durrësit dhe në arenën e një prej monumenteve më të rëndësishme historike të vendit, muzika e bukur e vendeve të Mesdheut u ndërthurr me magjinë e lashtësisë. Amfiteatri antik u mbush me tingujt e koncertit “Meloditë e Mesdheut”, ku publiku përjetoi një mbrëmje unike, ku e shkuara dhe e tashmja u bashkuan në një spektakël artistik mbresëlënës, përmes koncertit “Meloditë e Mesdheut”, një ide dhe realizim artistik i sopranos së njohur Inva Mula. 

Për herë të parë në këtë skenë monumentale, një nga zërat më të njohur të skenës operistike shqiptare dhe ndërkombëtare interpretoi për publikun durrsak dhe vizitorët, duke sjellë një repertor të zgjedhur që përshkoi brigjet e Mesdheut.

E shoqëruar nga pianisti Ekland Hasa dhe violonçelisti Redi Hasa, si dhe nga kori i fëmijëve “Okarina”, sopranoja magjepsi audiencën në Amfiteatrin e Durrësit

Publiku, vendas dhe i huaj, përjetoi një udhëtim muzikor përgjatë brigjeve të Mesdheut, duke bërë bashkë vendet e kulturat.

Koncerti “Meloditë e Mesdheut” u kthye në një ngjarje që do të mbahet gjatë mend, si nga më të bukurat e këtij sezoni veror.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...